Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 10.12.2018 06:40

​Nisin 12 projekte për kursimin e energjisë elektrike

Prishtinë | 16/04/2018 10:12

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, drejtori i BB për Kosovë Marco Mantovanelli sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërirë për tetë klinika në QKUK dhe katër objekte në fushën e edukimit.

Ministri Lluka ka thënë se Qeveria dhe Banka Botërore janë të angazhuar për efiçiencë të dymbëdhjetë projekteve në fushën e shëndetësisë dhe sektorë të tjerë për kursimin e energjisë elektrike. Ai ka shtuar se 50 projekte do të përfundojnë deri në fund të viti që do të ndihmojnë në kursimin e energjisë elektrike.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka thënë se në të këtë reformë të madhe në shëndetësi është edhe reduktimi i shpenzimeve nëpër institucione shëndetësore.

“Ky do të jetë një model i yni dhe nuk do të ndalem me kaq, por do të vazhdojmë edhe me institucionet tjera shëndetësore”, ka thënë Ismajli.

Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar dhe Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu ka thënë se ky projekt është një ndihmesë e madhe pasi ato kursime që bëhen do të shpërndahen ose në barna ose në shërbim të pacientëve.

Manotovanelli nga BB ka thënë se shumica e objekteve në këtë fazë të inaugurimit janë në fushën e shëndetësisë.

“Ne po e mbështesim qeverinë me një hua prej 31 milionë dollarë, ku qëllimi është kursimi i fondeve publike, që presim që brenda një viti të shkurtohen shpenzimet me miliona euro dhe ka për qëllim ruajtjen e ambientit”, ka thënë ai./I.Shabani/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress