Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 06:52

​Nis Java e Parasë, BQK-ja dhe MASHT-i me marrëveshje për edukimin financiar

Prishtinë | 25/03/2019 12:23

Me rastin e hapjes së “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të Edukimit Financiar”, u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit në mes të BQK-së dhe MASHT-it në kuadër të edukimit financiar, e cila mundëson informimin e nxënësve për menaxhimin e parasë.

Guvernatori i Bankës Qendrore  Fehmi Mehmeti, tha se çështja e edukimit financiar ka një rol shumë të rëndësishëm në agjendën zhvillimore të BQK-s.

Sektori i shërbimit financiar, sipas Mehmetit ka një peshë të fuqishme në rritjen e edukimit, krijimin e vendeve të punës, krijimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.


Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes me MASHT-in do të jetë një fillim  i mbarë në formimin e kulturës financiare.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi u shpreh se ky memorandum bashkëpunimi me BQK-n është i rëndësishëm.  Ai bëri të ditur se shumë shpejt së bashku me BQK-në do të shpërndajnë tekstet shkollore që kjo fushatë të jetë afatgjatë dhe të arrijë cakun e synuar, për edukim financiar.

Marco Mantovanelli nga Banka Botërore, tha se edukimi financiar është element shumë i rëndësishëm për të arritur gjithëpërfshirjen financiare.

Edhe Patric Etienne nga SECO (Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për çështje ekonomike) foli për rëndësinë e programit për edukim financiar.

Në fund, u ndanë çmime për nxënësit fitues të konkursit “Mëso, kurse, fito”. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress