Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:18

​Nesër hapet panairi “EXPOKOS 2019”

Prishtinë | 15/04/2019 13:33

Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, në Kosovë do të organizohet panairi Expokos. Aty do të prezantohen produkte të shumëllojshme nga teknologjia e avancuar nga prodhuesit më të njohur ndërkombëtar të fushës së ndërtimit, energjetikës, makinerisë dhe përpunimit të drurit.

Udhëheqësi i kompanisë CEO, Bekim Xhafa për KosovaPress thotë se ky panair është i nivelit ndërkombëtar dhe do të sjell kompani nga i gjithë rajoni, por jo vetëm.

Xhafa për KosovaPress thotë se e veçanta e panairit të këtij viti është edhe pjesëmarrja e disa shteteve të pavijoneve nacionale.

Madje, ai thotë se ky panair është edhe porta e Ballkanit.

Bekim Xhafa thotë se është shumë krenar për organizimin e këtij panairi, ku sipas tij, një organizim i tillë do të ju shërbejë qytetarëve, e që në anën tjetër të njëjtit do të jenë edhe përfitues të saj. Ky panair do hapet më 16 prill dhe do të zgjas tri ditë. /Sh.Pajaziti

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress