Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 12:04

​Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Prishtinë | 07/05/2019 10:59

Ka filluar implementimi i marrveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës.

 Ka filluar implementimi i marrveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i shitjes i Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme. 

Të gjithë bujqit dhe fermerët  mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën.

Zyrtarët e kompanisë Shell kanë thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut. 

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka thënë se të gjithë fermerët së shpejti do të njoftohen me detajet e nevojshme, për të aplikuar për mundësinë e lirimit në bazë të kësaj marrëveshjes.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress