Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:59

​​Në Prishtinë mbahet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”

Prishtinë | 15/10/2019 22:53

Në Prishtinë do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, ku do marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor si dhe nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, do mbahet nga data 23-25 tetor në ambientin e Sallës 1 Tetori në Prishtinë.

Më mirë se kudo tjetër në “AGROKOS”, konsumatori kosovar ka mundësinë  të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj.

“AGROKOS” po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore, që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress