Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:17

​Në Prishtinë konventë për menaxherë të shitjes

Prishtinë | 01/11/2019 12:32

Në Prishtinë po mbahet Konventa e II-të për menaxher të shitjes, me titull “Suksesi është qëllimi yt”.

Aty po marrin pjesë mbi 500 pjesëmarrës nga kompani të industrive të ndryshme të shitjes. Duke shtjelluar tema të ndryshme si personalizimi, kreativiteti, eksporti, empatia në shitje e të tjera, prezantuesit do të cekin një problem dhe do të ofrojnë zgjidhje se si të tejkalohet problemi.

Denis Gafuri, trajner i shitjes tha se e qëllimi i kësaj konvente është të krijohet eksperiencë të secilit.


 “Qëllimi im është t’iu u krijojmë një eksperiencë që mos ta harroni asnjëherë , që sa here që ballafaqoheni me ndonjë vështirësi me iu kujtu kjo konventë e këta spikerë që janë këtu sot që kanë me nda eksperiencën, edhe ndërmarrësit që janë me ne, që me pa sa vështirë e kanë pas ata por që në fund e kanë tejkaluar. Besoj që keni me mësu shumë prej kësaj konvente”, tha ai.

Duke folur për rëndësinë e kohës Gafuri  tha se duhet llogaritur mirë se ku po shpenzohet ajo.

E profesori i Marketingut, Shaip Bytyqi foli për teknikat e nxitjes së shitjes, duke theksuar se është i rëndësishëm komunikimi.


 “Të gjithë ne që jemi këtu e përfaqësojmë një ndërmarrje , një institucion, e përfaqësojmë një të deleguar tonin me profesione të ndryshme. Të gjithë ne e kemi një profesion , qoftë ekonomist, qoftë jurist, punëdhënës, punëmarrës apo ndonjë pozicion tjetër. Disa jemi të punësuar dhe dëshirojmë të ngrisim detyrën tonë, disa jemi në kërkim të punës , disa dëshirojmë t’i ndryshojmë shitjet , numrat, pra të gjithë ne shesim, mirëpo kur kemi marrë ftesën për të qenë folës këtu kemi menduar me sa vetë ne duhet të bashkëbisedojmë ose të komunikojmë, e njëjta gjë edhe ju kur jeni informuar keni filluar me pa një komunikim të vazhdueshëm”, tha ai.

Konferenca e Dytë për Menaxherët e Shitjes është takim vjetor i menaxherëve të suksesshëm të shitjes, e organizuar nga trajneri i shitjes Denis Gafuri.

Kjo konferencë vjetore është programi që një herë në vit i bashkon menaxherët për të ndarë idetë dhe çështjet e biznesit në shitje. Një konferencë e tillë është mbajtur edhe vitin e kaluar ku ishin 340 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress