Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 23.01.2020 07:30

​Në Prishtinë diskutohet për tokat bujqësore

Prishtinë | 07/12/2019 12:38

Instituti për Vlerësime dhe Studime Pronësore po mban sot një trajnim në Prishtinë për tokat bujqësore, duke u fokusuar në mënyrën e trajtimit të tyre. Për të ligjëruar ka ardhur Jeremy Moody, ekspert nga Britania e Madhe, për fushën e tokave bujqësore, i cili tregoi përvojën e tij 25 vjeçare në fushën e vlerësimit të tokave bujqësore dhe fermave bujqësore.

Në hapjen e trajnimit, drejtori Institutit për vlerësime dhe Studime Pronësore, Dritëro Kadolli theksoi rëndësinë e investimit në dije për bujqësi.

Ai tha se Kosova ka qenë gjithmonë vend ku bujqësia ka qenë shumë e zhvilluar. Ai tha se Kosova i ka përmbush nevojat vendore dhe gjysmës së ish-Jugosllavisë në prodhimtari të grurit dhe misrit.

Sipas tij, importi që bëhet sot në Kosovë vjen nga vendet që kanë cilësi të dyshimtë të grurit dhe misrit.

Ndërsa Jeremy Moody, ndau përvojën e tij 25 vjeçare në fushën e vlerësimit të tokave bujqësore dhe fermave bujqësore.

E Bekim Kastrati, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Britanike në Kosovë, theksoi problemin me pronat që janë ende në emër të personave të ndjerë, gjë që sipas tij, e pengon investimin dhe zhvillimin ne ato prona.

Shkëlzen Morina, drejtor i departamentit të tatimit të pronave në Ministrinë e Financave, tha se duhet të merren praktikat profesionale dhe të ecim sipas standardeve ndërkombëtare.

Jeremy Moody i cili po ligjëron sot në trajnimin që po mbahet sot në Prishtinë, nga Instituti për vlerësime dhe Studime Pronësore, është vlerësues i njohur i këtij sektori dhe ka angazhim të madh në fushën e tokave bujqësore./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress