Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:26

​Në “Panairin e Vetëpunësimit 2019” inkurajohen qytetarët që të regjistrohen si punëkërkues

Prishtinë | 07/06/2019 12:05

Rreth 58 biznese të ndryshme sot po marrin pjesë në “Panairin e Vetëpunimit 2019”, panair ky i cili është hapur sot në sheshin “Nënë Tereza” nën organizim të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se masat aktive që ata po i marrin në tregun e punës po japin rezultate konkrete.

Ai ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të regjistrohen si punëkërkues pranë Agjencisë së Punësimit me qëllim që të jetë përfitues të programeve të shumta.

Reçica tha se në “Panairin e Vetëpunësimit 2019” janë duke marr pjesë mbi 50 biznese që janë përfitues të granteve në kuadër të programit të UNDP-së.

Kurse, ndihmësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Valbona Bogujevci tha se ky program ka qëllim të promovojë vetëpunësimin, të asistojë të rinjtë që të vendosin bizneset e tyre.

Sipas tij programi i vetëpunësimit ndihmon punëkërkuesit përmes këshillave gjatë procesit të angazhimit të tyre. 

Njëra nga pjesëmarrëset në këtë panair, Lindita Kazazi e cila ushtron profesionin e saj si rrobaqepëse dhe për herë të parë merr pjesë në këtë panair.

Ajo se nga programi i UNDP-së ka përfitues disa makina industriale të cilat ia kanë ndihmuar punën e saj si rrobaqepëse.

Kurse, Minator Hoxha i cili në këtë panair po e prezanton punën e tij si instalues i ngrohjes qendrore tha se kanë kapacitet për këtë punë, teksa presin që të ketë interesim nga vizitorët.

Edhe Valdete Hoxha është njëria nga përfitueset e programit të UNDP-së e cila tha se ky grant ia ka lehtësuar punën e saj në përgatitjen e ushqimeve tradicionale

Ajo pret që të ketë interesim për produktet që ajo i përgatit, dhe inkurajon  të interesuarit që të bëhen pjesë e programeve të vetëpunësimit.

Aplikimi për regjistrim si punëkërkues pranë Agjencisë për Punësim do të jetë i hapur nga sot deri më 8 korrik./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress