Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:39

​Në Panairin e Punës në Gjakovë ofrohen mbi 700 vende të punës

Gjakovë | 15/03/2019 11:39

Në Komunën e Gjakovës sot është hapur Panairi i Punës "Gjakova 2019", ku për qytetarët e kësaj komune janë ofruar mbi 700 vende të punës.

Panairi është organizuar me qëllimin për të krijuar një hapësirë bashkëpunimi mes bizneseve që operojnë në këtë komunë dhe atyre që janë të kualifikuar për të përfituar një punë.

Mbi 50 biznese të kësaj komune sot kanë ofruar punë për të rinjtë.

Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka thënë se ky panair ka efekte të shumta, edhe për bizneset por edhe për ata që kërkojnë punë


Kreu i Gjakovës përmendi që para disa ditëve kanë pasur takimin e katërt të këshillit publiko-privat dhe sipas tij panairi i sotëm është një vazhdimësi e asaj që kanë biseduar me bizneset.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që duan të punojnë dhe të gjejnë mundësinë e  ndërsa thirrje ka pasur edhe për bizneset për t'iu ofruar mundësi të gjithë atyre që kërkojnë punë.

Panairi i Gjakovës është mbështetur edhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku ministri Skënder Reçica, tha se  do të bëjnë përpjekje që të zvogëlojnë numrin e të papunëve.


Edhe ministri u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të papunë që të shfrytëzojnë mundësinë në këtë  Panair.

Reçica tha thënë se vitin 2019 e kanë shpallur vit të ekonomisë, ku tha se synimi është që të ketë një shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik.

Po ashtu, ai tha se krahas nevojave që bizneset kanë për fuqi punëtore po angazhohen që të rinjtë dhe të rejat t'i përgatisin dhe t'i aftësojnë profesionalisht.

Ndërkaq, menaxheri i programit "Rinia, Punësimi dhe Aftësimi nga GIZ, Klaus Bader-Badarre, u shpreh i vendosur për bashkëpunim të mëtejmë mes institucioneve të Kosovës.


Panairi i punës është mbështetur nga komuna e Gjakovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Kosovës dhe Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Ky panair do të jetë i hapur gjatë gjithë ditës së sotme./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress