Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:27

​Nafta e shtrenjtë në Shqipëri dëmton biznesin

| 11/07/2019 17:15

Draft i ri i cili është shpërndarë për diskutim nga ministrja Belinda Balluku ka shqetësuar edhe biznesin për efektet që mund të sjellë në çmim.

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, thekson se është absurde që qeveria t’i shtojë kostot e naftës konsumatorëve. Konfindustria thekson se çmimi i karburanteve në Shqipëri është më i larti në Evropë dhe kjo dëmton rëndë konkurueshmërinë e bizneseve.

Projektligji i ri për depozitat e karburanteve, i cili pritet të rrisë çmimin e naftës me rreth 2 lekë për litër, është kundërshtuar edhe  nga biznesi.

Konfindustria ka kërkuar që drafti i shpërndarë nga ministrja, Belinda Balluku, të rishikohet  pasi nuk është e drejtë që paaftësia e qeverisë ti kalojë si një kosto shtesë qytetarëve të thjeshtë dhe biznesit.

Administratori i Konfindustrisë shprehet se çmimi i karburanteve në Shqipëri është ndër më të lartat  në botë dhe kjo godet mirëqenien e qytetarëve dhe konkurueshmërinë e bizneseve.

Buxhuku: Shqipëria është vendi që ka çmimin e karburantit nga më të lartët në botë jo vetëm në Europë, që godet në mënyrë të drejtpërdrejtë fuqinë konkuruese të ekonomisë shqiptare, mirëqënien e qytetarëve, bizneset dhe është e palejueshme që të shtohet një taksë tjetër.

Sipas Konfindustrisë, qeveria po abuzon duke kaluar në një parlament jo-funksional projektligje me cilësi shumë të dobët

Shqiptarët shpenzojnë 10.3% të ardhurve vetëm për karburant një nivel ky shumë herë më i lartë se në vendet e Evropës. 

Sipas Konfindustrisë për të stabilizuar këtë treg duhet të ngrihet një Ent Rregullator, i cili do të jetë përgjegjës për çmimin dhe cilësinë e produkteve që qarkullojnë në treg.

Dhe së dyti, kërkohet që të ulet me të paktën 50% taksa e qarkullimit të automjeteve, që arrin në 120 milionë euro/vit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress