Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 15.12.2018 01:44

​MTI merr masa mbrojtëse për qumështin

Prishtinë | 16/04/2018 10:40

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të vazhdimit të mbrojtjes së prodhimit vendor, që është prioritet, pas një hetimi të departamentit përkatës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë masa mbrojtëse për qumështin, duke u bazuar në kompetencat ligjore në pajtim me nenin 1 dhe paragrafin 1, të nenit 2, të Ligjit nr. 041/L-047, si dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së CEFTA-s.

Vendimi ka ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 përqind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit.

Siç parashihet në nenin 8 të Ligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, se ka bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se rritja e importit, si dhe kushtet në të cilat kryhet ky import, kërcënon që t’u shkaktojë dëme serioze prodhuesve vendorë të produkteve të ngjashme.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e autorizuar, në bazë të dëshmive të mjaftueshme, të zbatojë ligjin për të mbrojtur prodhuesit e produkteve të qumështit kur kërcënohen të përjetojnë dëme serioze nga importi i qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. 

Këto masa mbrojtëse prekin mijëra prodhues dhe përpunues të qumështit që operojnë në tregun e Kosovës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdojë me masa mbrojtëse për prodhuesit vendorë, në momentin që vërtetohet se ka bazë ligjore.

Kjo masë mbrojtëse afekton rreth 3 mijë bujq fermerë që kanë ferma me nga 5 e deri 250 lopë dhe mbi 30 përpunues të qumështit.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress