Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:15

​Monego model i zhvilluar në ShBA dhe BE

Prishtinë | 21/05/2019 13:42

Monego është një kompani liderë e teknologjisë financiare në Kosovë, njëherësh kompania me rritjen më të shpejt në treg gjatë vitit të parë të operimit.

Kompania ka hapur 24 degë gjithandej Kosovës dhe duke hapur 200 vend të reja të punës, krejt kjo falë një standardi të ri të shërbimit të klientëve dhe produkteve inovative, të përshtatshme për të gjithë klientët.

Drejtori ekzekutiv në Monego, Egzon Halili thotë se kjo kompani ofron proces 100 për qind online, për konviencen e klientëve, apo procesin e plotë në degë brenda vetëm pak minutave.

Se si erdhi deri tek kjo ide, Halili thotë në një intervistë për KosovaPress se gjatë studimeve dhe punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka rastis të njihet me profesionist të kësaj fushe, që ishin duke zhvilluar të njëjtin model të biznesit për vite më radhë atje.

Tashmë Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur në favor të Monegos rreth një çështje për lajme të rreme. Halili thotë se që nga muaj janar i vitit 2019 në vazhdimësi, Monego ka qenë e targetuar nga një portal, duke shpërndarë lajme të rreme, me gjuhë denigruese kundër Monego, pronarëve dhe punëtorëve të saj.

Ai tha se nga lajmet e rreme, është dëmtuar imazhi i kompanisë, që ka ndikuar edhe në moralin e stafit të kompanisë, për shkak të etiketimit jo të drejt që është bërë nga një medie vendore.

Drejtori ekzekutiv në fund ka kërkuar nga portali në fjalë që t’i kërkoj falje audiencës së tyre, klientëve të Monegos dhe BQK-së.

Po ashtu, ai thotë se padrejtësitë dhe lajmet e rreme nuk duhet të tolerohen, ndërsa shton se kanë pasur bashkëpunim dhe do të vazhdojnë të kenë me mediat profesionale që respektojnë etikën e gazetarisë./KosovaPress

https://www.youtube.com/watch?v=Zv3JHUD28IA&feature=youtu.be&fbclid=IwAR13qGKDyhduQZVSFXN91OftBNYpggZJ6-qtNQ5pZGGpsQBW6vZjgCSRpvc

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress