Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.06.2019 04:37

​Monego dhuron donacion për Klinikën e Pediatrisë

Prishtinë | 20/03/2019 13:12

Institucioni financiar Monego, ditën e sotme ka dhuruar një donacion me pajisje për kuzhinën e Klinikës së Pediatrisë. Pajisjet e dhuruara për këtë Klinikë u tha se janë shumë të rëndësishme për përgatitjen e ushqimeve për fëmijët që trajtohen në Klinikë.

Me rastin e dhënies së këtij donacioni, Kujtim Zebica, menaxher i marketingut në Monego, tha se është një donacion i vogël, por që është i rëndësishëm për kuzhinën e Klinikës së Pediatrisë.

Ai tha se kjo është një dhuratë simbolike që bëhet për fëmijët që trajtohen në këtë Klinikë, në të njëjtën kohë bëri të ditur se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen ta ndihmojnë këtë Klinikë.


Këtë donacion e ka mirëpritur drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë Drita Telaku- Qosaj, e cila tha se nga sot kuzhinierët do ta kenë më të lehtë të përgatisin ushqime për fëmijët e Klinikës.

Ajo tha se janë përballur me vështirësi të shumta për ta përgatitur ushqimin për fëmijët, ndërsa thotë se tashme këto probleme janë eliminuar. /M.Duraku/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress