Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:11

​Ministria e Bujqësisë hap periudhën për aplikim për grante në bujqësi

Prishtinë | 22/05/2019 08:43

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa nga masat mbështetëse për këtë vit, përmes granteve investive për fermerët në gjithë territorin e Kosovës.

Buxheti për këto masa për zhvillim rural, këtë vit arrin në 20,500,000.00 euro.  

Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, për masën  103 përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302 përmes së cilës përkrahen investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, për masën e ujitjes së tokave bujqësore,  për masën 303, përmes së cilës përkrahen investimet në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal –Qasja Leader - Për grupet lokale të veprimit (GLV)- të përzgjedhura. 

Gjatë periudhës për aplikim, e cila është hapur sot më 22 maj e që zgjatë deri më 1 korrik 2019, fermerët dhe agrobizneset mund të aplikojnë për të përfituar në kuadër të këtyre masave, duke u bazuar në dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e parapara me program dhe që janë publike në faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB). 

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, fermerët dhe agrobizneset do të mund t’i gjejnë informacionet në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, www.azhb-ks.net dhe në uebfaqen e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural www.mbpzhr-ks.net.

Po ashtu, ata mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress