Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 08:14

​Ministri Matoshi kërkon ndërrimin urgjent të filtrave në Kosovën B

Prishtinë | 21/03/2019 17:06

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot ka vizituar Termocentralin Kosova B, me ç 'rast është takuar me drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi, me të cilin kanë diskutuar për projektet që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes se ajrit nga termocentralet.

Me këtë rast ministri Matoshi tha se MMPH-ja mbështet projektin për ndërrimin e filtrave në TC Kosova B,  i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian në vlerë  78 milionë euro.

“Sqaruam disa detaje të angazhimeve tona të përbashkëta. Po ashtu sqaruam edhe ndërrimin e filtrave të Kosovës B,  që nuk janë ndërruar asnjëherë deri më sot. Unë e përgëzoj KEK-un dhe gjithë ata që punuan që ky investim 78 milionë euro të vijë në vendin tonë”, tha ministri Matoshi.

Ai ka bërë të ditur se KEK-u ka arritur t’i sigurojë edhe 20 milionë euro për projektin që i paraprin ndërrimit të filtrave të TC Kosova B.

“Projektet tashmë janë të shpallura në tender dhe kontrata të nënshkruhet në fillim të vjeshtës së këtij viti që do t’i mundësojnë BE-së fillimin  e projektit prej 78 milionë euro. MMPH do të jetë në mbështetje të KEK-ut, BE dhe gjithë të tjerëve të involvuar në këtë proces që filtrat e ri të vendosen sa më shpejt”, tha Matoshi.

Ministri Matoshi dhe drejtori Thaçi kanë diskutuar edhe për ndërtimin e magazinave për deponimin e materialeve të rrezikshme, projekt ky i cili lidhet me dekomisionimin e TC Kosova A dhe projektet mjedisore sidomos në zonën e Obiliqit me rrethinë.

Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, tha se kjo korporatë përveç projektit për ndërrimin e filtrave, synon edhe realizimin e projektit me energji të pastër.

“Ne si KEK jemi në fazën e projektit të prodhimit të energjisë solare dhe shumë shpejtë do të fillojmë me implementim”, ka bërë të ditur ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress