Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:14

​Ministri i Tregtisë inspekton pikat shitëse në Prishtinë, në disa produkte mungojnë flamujt e origjinës

Prishtinë | 13/04/2019 16:00

Përkundër urdhëresës së lëshuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, që produktet të pajisën me flamujt e origjinës, nëpër disa pika shitëse jo të gjithë produktet i kanë afër flamujt. Kjo u identifikua sot edhe nga vet ministri Endrit Shala, derisa po bënte inspektime nëpër pika të mëdha shitëse në Prishtinë, bashkë me inspektoratin dhe gazetarët.

Të shtunën u inspektua maketi Interex, Maxi dhe Viva Fresh Store. Në këtë fundit munguan flamujt e origjinës në disa produkte.

Për këtë, ministri e Tregtisë dhe Inspektorati deklaruan dhe do të ndërmarrin masat ligjore ku edhe do të pasojë dënimi për kompaninë që nuk e ka respektuar ligjin.

Vendet e që u inspektuan u përzgjidhen nga mediat, ndërsa, MTI kërkoi nga kompanitë që të dorëzojnë dokumentacionin për produktet nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, se kur janë importuar në tregun e Kosovës dhe a kanë hyrë në procedurë të rregullt.

Ndërsa sa i përket ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve, Shala tha se vërën një përkushtim të shoqërive tregtare për të zbatuar ligjin.

Siç parashihet me ligj, deri në 1 mijë euro janë gjobat mandatorë, ndërkohë që ato rastet që shkojnë në gjykatë, gjobat arrijnë shifrën deri në 10 mijë euro.

Ministri i Endrit Shala tha se do të vazhdojë me inspektime, në bashkëpunim me mediat, edhe në shoqëri tjera tregtare që ku ka kompetencë MTI.

Të shtunën, MTI inspektoi pikat shitëse edhe për vendosjen e shenjës +18 të pijet alkoolike, ku nuk u vërejt ndonjë parregullsi.

Kujtojmë se që nga nëntori i vitit 2018, Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100% produkteve nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

Gjithashtu, ministri i Tregtisë nënshkroi urdhëresën që asnjë produkt mos të hyjë në Kosovë nëse nuk i referohet Kosovës shtet./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress