Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:37

​Ministri Hamza: Mos rishikimi i buxhetit nuk sjellë pasoja negative

Prishtinë | 18/08/2019 13:32

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza mohon të ketë dështime në realizimin e projekteve për shkak të mos rishikimit të Ligjit të Buxhetit.

Ministri Hamza thotë për KosovaPress, se nuk ishte paraparë rishikim i buxhetit as për sivjet, sepse buxheti 2019 ka qenë i planifikuar mirë, dhe nuk paraqet ndonjë problem financiar, ngase trendi i të hyrave është pozitiv dhe sipas planifikimeve.

Sipas tij, organizatat buxhetore janë në gjendje t’i kryejnë të gjitha obligimet e tyre kontaraktuale ndaj çdo kompanie ose institucioni.

Ministri i Financave ndër të tjera thotë se ligji e mundëson që ato organizata që kanë nevojë për ri-rregullim, në tre mujorin e vitit të fundit, me propozim të MF-së në qeveri bëhet ri-rregullimi i shumave mbi bazën e kërkesave të organizatave buxhetore.

Për mosrishikim të buxhetit ka pasur vërejtje nga partitë opozitare dhe nga njohës të çështjeve ekonomike.

Ministri Hamza po ashtu thotë se mosrishikimi i buxhetit nuk paraqet problem as në zbatimin e ligjit për paga.

Ndryshe, sikur se vjet, as sivjet nuk ka ndodhur rishikimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës, i cili ishte dashur të ndodhë në muajin qershor ose korrik. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress