Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 02:29

​Mehmeti njofton ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në sektorin financiar

Prishtinë | 10/08/2018 12:13

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki.

Guvernatori Mehmeti e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, me theks të veçantë në sektorin bankar.

“Sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë. Këto zhvillime pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Mehmeti.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamäki ka shprehur kënaqësinë me zhvillimet në sektorin financiar, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me BQK-në të vazhdojë edhe më tutje./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress