Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:04

​Mehmeti dhe Zhang flasin për zhvillimet në sektorin financiar

Prishtinë | 18/10/2019 11:34

Në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahen në Uashington, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Tao Zhang me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, me theks të veçantë qëndrueshmëria dhe zhvillimet në sektorin financiar.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti, si dhe njëkohësisht ka falënderuar  Zhang për gatishmërinë e FMN-së që të kontribuojë në konferencën e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së që do mbahet në nëntor të këtij viti.

Mehmeti gjithashtu është takuar me drejtorin e departamentit evropian të FMN-së, Poul Thomsen, me të cilin kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit makroekonomike, zhvillimet në sistemin financiar, si dhe sfidat dhe objektivat strategjike dhe zhvillimore, përfshirë edhe bashkëpunimin e Kosovës me FMN-në.

“Po ashtu guvernatori Mehmeti ka zhvilluar takim edhe me drejtorin e Konstituencës tonë në FMN, Raci Kaya. Gjithashtu është zhvilluar takim me Paul Methieu nga Departamenti i Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të FMN-së ku temë diskutimi ka qenë vlerësimi i FMN-së në kuadër të programit: “Shqyrtimit të Stabilitetit të Sistemit Financiar” (anglisht: Financial System Stability Review-FSSR) dhe rrjedhimisht ofrimi i Asistencës Teknike për BQK-në, përderisa në takimin me përfaqësuesin e Bankës Botërore, Mario Guadamillas janë diskutuar asistencat teknike për Sistemin e Pagesave dhe Hendekut Financiar, si dhe projekte të tjera zhvillimore të BQK-së”, thuhet në njoftim./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress