Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 25.03.2019 07:44

​Me “Kosova e Re”, shtrenjtohet rryma

Prishtinë | 14/03/2019 14:28

Me fillimin e punës së Termocentralit “Kosova e Re” tarifat e energjisë elektrike do të shtrenjtohen mbi 50 përqind.

Udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë  Ymer Fejzullahu, tha sot se nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, do të ngritet në 90 euro me të filluar së  funksionari TC “Kosova e re”.

Këto të dhëna janë bërë publike gjatë një diskutimi të organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm(KOSID) me temën "Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill”.


Bashkëthemeluesi i KOSID Haki Abazi tha se tërheqja e Bankës Botërore nga përkrahja financiare për projektin “Kosova e re”, është vendim i qëlluar dhe mjaft me rëndësi. Një ndër arsyet e tërheqjes së BB nga “Kosova e re” është çështja mjedisore dhe sociale.

Abazi ka thënë se alternativa për prodhimin e energjisë do të ishte investimet në energji të ripërtëritshme dhe shfrytëzimi i interkonjeksionit me Shqipërinë.

Ai ka thënë se prodhimet e energjisë me thëngjill janë të dëmshme për ambientin dhe qytetarët, ngaqë TC “Kosova A” mbetet ndotësi më i madh në Evropë.

Ndërsa, Viktor Berisha, tha se ka shkelje ligjore për dhënien e pëlqimit për çështje mjedisore kompanisë “Contour Global” nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për çka edhe ka paditur këtë Ministri.

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, theksoi se sa i përket ndotjes së ambientit nga “Kosova B ekzistojnë fondet prej 78 milionë euro për ndërrimin e filtrave, por sipas tij, KEK nuk po arrijë ta procedojë këtë projekt  për shkak të procedurave tenderuese.

Matoshi theksoi se nga Ministria e Ambientit janë dhënë të gjitha pëlqimet mjedisore kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e “Kosovës së Re”. Matoshi tha se nuk ka informatë për padinë e ushtruar nga shoqëria civile ndaj Ministrisë.

Ndërsa, edhe Dajana Berisha nga FIQ i është gëzuar vendimit të BB për tërheqjen nga projekti “Kosova e Re”.

Berisha theksoi se ndër arsyer e tërheqjes së BB nga Kosova e re është edhe planifikimi për zhvendosjen e pa dinijtetshme të banorëve të Hades.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se ndërtimi i projektit “Kosova e re” do të fillojë këtë vit./KosovaPress/

Temat:
Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress