Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:36

​Me hapjen e të gjitha pikave të SPAR, pritet të hapen 1500 vende të reja të punës

Prishtinë | 10/07/2019 12:16

Në Prishtinë do të hapet edhe pika e tretë e gjigandit të supermarketeve SPAR.

Në një konferencë për media, drejtues të SPAR-it  kanë bërë të ditur se ky investim që do t’i shërbejë qytetarëve si me produkte dhe cilësi, ashtu dhe krijimin e vendeve të reja të punës, numri i të cilëve parashihet të shkojë 1500.

Kryesuesja e SPAR  Kosova, Jeta Rukiqi tha se tashmë Kosova është e barabartë me vendet e tjera evropiane. Për produktet e SPAR-it Rukiqi  tha se ato janë të veçanta dhe me  kualitete të lartë.

“Kosova sot në realitet u bë pjesë sikurse shtetet e tjera të Evropës të hapjes së gjigandit botëror të supermarketeve SPAR. Deri tash kemi hapur tri pika. Një është në lagjen ‘Tasligje’, një është në rrugën C e tjetra do të jetë në Swiss Mall që është pika më e re dhe deri në fund të vitit do ti hapim edhe tre pika që njëra do të jetë në qendër te Prishtinës, një do të jetë në lagjen e Dragodanit dhe tjetra do të jetë në një fshat shumë të zhvilluar afër Ferizajit”, tha Rukiqi.

Drejtori për zhvillim të tregjeve ndërkombëtare, David Moore duke përmendur hapjen e pikave të reja në Prishtinë, tha se kanë ambicie që të vazhdojnë dhe me hapjen e pikave të tjera në këtë vit në mënyrë që të zgjerohen dhe më tutje. Tha se gjiganti i supermarketeve SPAR gjendet në 48 vende të botës dhe është i lumtur që tashmë janë prezent edhe në Kosovë.

Me këtë ai tha se do të krijohen rreth 1500 vende të reja pune në përmbyllje të gjitha pikave, ndërsa deri në fund të vitit 450. Sipas tij, stafi punonjës i SPARK Kosova do të gëzojë të drejta të barabarta me stafin e SPAR International.

“SPAR në Kosovë ka krijuar 132 vende të reja të punës, që është fantastike. Në qoftë se e shihni planin për zhvillim dhe planin për këtë vit dhe planin për vitet në vijim sigurisht do të krijojmë 1500 vende të reja të punës për kosovarët.. 5 ditë pune për stafin, pastaj kemi edhe kujdesin shëndetësor për stafin. Pra stafi i SPAR Kosova do të ketë të  njëjta të drejta sikurse SPAT International, pra ata që punojnë me ne do të kenë mundësi edhe të rriten edhe të zhvillohen”, tha ai.

Drejtori ndërkombëtar i SPAR Kosova, John Kyritsis tha se në këtë kompani sheh një potencial të madh dhe të sjellin gjëra të reja në Kosovë. Tha se ajo çka e karakterizon rrjetin e marketeve SPAR është cilësia e lartë e produkteve, si mish i freskët, perimet, pemët dhe të tjera produkte unike.

“Ne po krijojmë vende të punës , ne do të ofrojmë trajnime, do të krijojmë mundësi për karrierë, ne duam të rinj që të na bashkëngjiten në SPAR dhe të krijojmë mundësi të shumta që në dyqanet tona por edhe në zyret tona kryesore sepse ne jemi duke sjellë një kulturë që është jashtëzakonisht e avancuar sa i përket ushqimit,  për këto marketet e reja që i kemi hapur, për prodhimet që i ofrojmë edhe duke ecur përpara në zgjerimin tonë”, tha ai.

Në këtë konferencë u tha se SPAR International ka dhjetëra- miliarda euro qarkullim në 48 vende të botës ku edhe është prezent../KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress