Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:43

​Më 2 maj organizohet Panairi “Prishtina International Autoshow”

Prishtinë | 18/04/2019 17:21

Shoqata e Importuesëve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e Automjeteve “Prishtina International Autoshow”, për herë të dytë.

Panairi do të mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj (magjistralja Prishtinë – Mitrovicë), me datat 2 deri me 5 maj duke filluar nga ora 10:00 deri në 20:00 gjatë javës, kurse në fundjavë duke filluar nga ora 09:00 deri në 20:00.

Në edicionin e dytë të panairit, i cili është më ndryshe se të gjitha panairet e mbajtur në Kosovë, do të prezantohen 23 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja, modele nga fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit nga industria e automjeteve botërore.

Të pranishëm në këtë panair do të jenë brendet: Audi, BMW, Citroen, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Jaguar, Jeep, Kia , Lexus, Land Rover, Mercedes, Nissan, Opel, Peugeot, Porche, Renault, Skoda, Suzuki, Seat,  Toyota, dhe Volkswagen.

Bujar Hoxha, Kryetar i Shoqatës së Importuesëve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), tha se  “Në këtë panair do të marrin pjesë pothuajse të gjitha brendet që shiten dhe distribuohen në Kosovë dhe do të prezantohen modelet më të reja, të cilat deri më tani qytetarët nuk kanë pasur mundësinë që t’i shohin. Ashtu si dhe në edicionin e parë, do të ketë prezantime speciale, oferta atraktive dhe shumë gjëra interesante për të pranishmit”.

Kurse Ekrem Tahiri, nga kompania MODUS, tha “është kënaqësi që përsëri të organizosh diçka të tillë siç është “Prishtina International AutoShow”. Ne jemi duke punuar ne shume drejtime që Autoshow të jetë një ngjarje shumë interesante dhe  shume atraktive për të gjithë vizitoret e te gjitha moshave dhe jo vetëm për adhuruesit e Autmobilave”, përfundoi Z. Tahiri.

Përveq automjeteve që do të zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 3,000 m2, do të jenë prezente edhe kompani të tjera të cilat kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të paisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete por nuk do të mungojë as aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqime të ndryshme.

Hyrja në panair do të jetë falas!

Ky panair mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress