Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 01:16

​MBPZHR-ja mbështetje për projektet bujqësore të Obiliqit

Prishtinë | 22/03/2019 16:28

Përmes programeve zhvillimore të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të ofrojë mbështetje për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu në fuqizimin e mëtejmë të sektorit në mbarë vendin.

Në kuadër të këtyre programeve mbështetje do të gjejnë edhe fermerët e komunës së Obiliqit.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zhiviq, gjatë takimit që pati me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të cilin e ka njoftuar më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e reja të mbështetjes.

Ministrja Zhiviq, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

 

Nga ana e tij, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, e falënderoi ministren për mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë në vazhdimësi për këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Kryetari Gashi e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress