Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:46

​MBPZHR do të vazhdojë mbështetjen për Komunën e Malishevës

Prishtinë | 16/05/2019 17:09

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, gjatë një takimi sot me kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, biseduan për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për projektet e shumta komunale, sidomos atë në ndërtimin e sistemit të ujitjes në fshatin Banjë.

Ministrja Zhiviq e njoftoi kryetarin Begaj për format dhe mundësitë e përkrahjes dhe gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Malishevës në favor të mbështetjes së fermerëve dhe kultivuesve nga kjo komunë.

Për më tepër, Zhiviq u zotua se MBPZHR-ja do të vazhdojë edhe më tej me mbështetje për fermerët dhe kultivuesit e Malishevës edhe këtë vit. 

Ndërsa, kryetari Begaj falënderoi ministren Zhiviq për përkrahjen dhe mbështetjen që ky institucion i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofrojë zhvillimit të sektorit të bujqësisë në komunën, të cilën ai e drejton dhe gjithashtu u zotua se do të ofrojë gjithmonë gatishmërinë e tij në përkrahje të prodhuesve të kësaj komune.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress