Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 04:59

​MBPZHR dhe Komuna e Prishtinës rrisin bashkëpunimin për mbështetjen e fermerëve

Prishtinë | 11/06/2019 14:13

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtorin e Bujqësisë së Komunës së Prishtinës, Shkumbin Gashi, me të cilin bisedoi lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë programet mbështetëse dhe sigurimet në bujqësi.

Ai gjatë këtij takimi ka folur për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe skemat e mbështetjes, përmes të cilave është  zgjeruar mbështetja për shumë sektorë të bujqësisë.

Krasniqi tha se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Prishtinës dhe me këtë rast ai ka ri-konfirmuar gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. 

Ndërsa, drejtori Shkumbin Gashi e njoftoi zëvendësministrin për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast shprehu përkushtimin për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress