Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:30

​Mbi 600 kompani shqiptaro-gjermane pjesë e Kongresit të dytë Ekonomik në Frankfurt

Prishtinë | 06/11/2019 09:18

Në Kongresin e dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që do të mbahet më 9-10 nëntor në Frankfurt të Gjermanisë pritet të marrin pjesë mbi 600 firma të fuqishme shqiptare dhe gjermane.

Në kuadër të këtij forumi ekonomik, do të mbahet edhe një panair me qëllim që t’i jepet hapësirë prodhuesve kosovarë për tregun e Evropës dhe të Gjermanisë.

Anëtari i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Vëllaznim Kelmendi në një intervistë për KosovaPress, thotë se një numër të madh të firmave gjermane do të jenë në Kongres, ku deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen shumë afaristë shqiptarë që janë anëtarë të Unionit, po ashtu edhe shumë firma gjermane dhe shqiptare që janë në Gjermani.

Kelmendi ka ftuar të gjitha kompanitë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës që të marrin pjesë në Kongresin e Frankfurtit për të shkëmbyer idetë dhe kapitalin e tyre me biznesmen të suksesshëm.

Përfaqësuesi i kompanisë “Kelmendi GmbH”, Vëllaznim Kelmendi shton se si gjithmonë Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane  si një urë lidhëse për bizneset ka ftuar në këtë Kongres edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit.

Përveç panairit në Kongresin e Frankfurtit do të ketë edhe një takim B2B më prodhues të ndryshëm, më qëllim që t’u hapen dyert firmave nga Kosova.

Kelmendi pohon se do të ketë kompani shumë të fuqishme gjermane që do të marrin pjesë në këtë Kongres dhe prodhues të shumtë nga Gjermania. Ai thotë se deri më tani janë 60 kompani që kanë konfirmuar ardhjen nga Kosova, që janë kryesisht prodhues.

Duke parë rëndësinë e Kongresit të dytë ekonomik që do të mbahet në Kongreshaus der Mese, Kap  Evropa në Frankfurt, GIZ-i gjerman ka përkrahur Unionin me një shumë të konsiderueshme rreth 42 mijë euro./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress