Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:19

​Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri do të fillojnë shpejt të zbatohen

Tiranë | 20/05/2019 16:55

Deri në fund të muajit qershor pritet të përmbyllen të katër marrëveshjet e arritura vitin e kaluar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Kështu është thënë pas përfundimit të takimit të dytë koordinues në mes të dy qeverive që sot është mbajtur në Tiranë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh koordinatori kombëtar Fatmir Limaj, pas përfundimit të takimit tha se tha se ishte një takim shumë konkret dhe përmbajtjesor dhe se nga ky takim ka dalë  me shumë optimist nga ajo çka i pret të dyja venet në të ardhmen.

Ai tha se nuk do të kufizohen vetëm me realizimin e këtyre marrëveshjeve, por do të shkojmë tutje gjithmonë në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit.

Zëvendëskryeministri Limaj ka folur edhe për projektet e ardhshme që do t’i ketë Kosova me Shqipërinë.

I pyetur se përveç aspekteve teknike dhe kontraktuale sa i përket kufirit, doganave dhe roamingut se a ka ndonjë interferencë nga ndonjë institucion ndërkombëtar, Limaj tha si dy shtete janë duke gjetur pika që janë në koordinim të plotë me BE-në.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, tha se nga ky takim kanë identifikuar një pjesë të marrëveshjeve të cilat tashmë janë përmbushur, janë realizuar, derisa kanë diskutuar edhe problematikat.

Ai tha se kanë gjithë vullnetin qoftë politik, qoftë ekzekutiv për t’i përmbushur të gjitha marrëveshjet e arritura në Pejë dhe për të shkuar edhe më tutje.

Ai tha se nga pikëpamja e kohës që harxhohet në pikat hyrëse dhe nga pikëpamja e kostos financiare, që sipas tij nuk janë të pakonsiderueshme për operatorët ekonomik që pastaj kthen në kosto për shërbimet që marrin qytetarët.

Braçe u shpreh se do të duhet angazhim edhe politik edhe ekzekutiv nga ana e Qeverisë së Shqipërisë për ta analizuar deri në fund këtë kontratë, me qëllim që t’i japin fund kësaj historia që riciklohet në pikat hyrëse dhe ka kosto për operatorët ekonomik nga Kosova dhe Shqipëria.

I pyetur për çështjen e eksportimit të energjisë elektrike se çka është duke ndodhur, zëvendëskryeministri Brace tha se kjo problematikë që lidhet me komunitetin e energjisë në Vjenë dhe buron nga insistimi i Serbisë rreth kësaj çështje./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress