Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 04:09

​Marrëveshja roaming me Shqipërinë, Limaj ka një kërkese për qytetarët

Prishtinë | 18/06/2019 14:23

Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, është shprehur i lumtur me nisjen e jetësimit të marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Limaj në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar ka falënderuar të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës u ka sugjeruar qytetarëve të Kosovës që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria, këtë vërë, ngase tani, sipas tij, gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur.

Postimi i plotë i Limajt:

I lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Si koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovë dhe Shqipërisë, falënderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje. Qytetarëve të Kosovës u sugjeroj që t'i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë verë, ngase tani gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur. #Bashkëpërzhvillim FL

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress