Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:25

​Macron: Kina të hapë tregun dhe të bashkëpunojë me Evropën

Prishtinë | 05/11/2019 19:33

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot Kinës ta hapë më shumë tregun e saj për kompanitë e huaja dhe të bashkëpunojë me Evropën për të luftuar kundër tensioneve të njëanshme, në sfondin e tensioneve tregtare në rritje.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, presidenti francez përshëndeti gjithashtu miqësinë franko-kineze duke inauguruar qendrën Pompidu të Shangait, vendosja e parë jashtë Evropës e muzeut të njohur të artit parizian.

“Kjo është hera e parë për një muze perëndimor, por kjo është vetëm një etapë”, deklaroi ai duke u bazuar në zhvillimin e marrëdhënieve mes Parisit dhe Pekinit në një dialog të kërkuar, në gjendje për të kapërcyer mosmarrëveshjet mes perëndimorëve dhe lindorëve./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress