Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:24

​Lufta tregtare ul ndjeshëm investimet kineze në Europë

| 12/08/2019 15:18

Investimet kineze në Europë kanë rënë 80% në gjysmën e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, sipas një studimi nga gjiganti i konsulencës ”Ernst & Young” (EY).

”Kina investoi 2,4 miliardë dollarë në ndërmarrjet europiane në gjashtë muajt e parë të 2019, përfshirë 81 blerje dhe blerje aksionesh”, tha EY.

Studimi zbuloi se Kina nuk kishte bërë ndonjë blerje të madhe në Gjermani dhe se kishte investuar vetëm 505 milionë dollarë atje.

Në vitin 2018, ekonomia më e madhe e Azisë investoi 10 miliardë dollarë në Gjermani.

Firma e konsulencës sheh konfliktin e vazhdueshëm tregtar SHBA-Kinë, i cili ka bërë që ekonomia e Kinës të ngadalësohet, si arsyen kryesore për këtë rënie.

Në vitin 2016 Kina investoi në Europë 85 miliardë dollarë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress