Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 08:15

​Lluka kërkon përkrahje nga Zvicra për sektorin energjetik

Prishtinë | 16/05/2019 11:48

Gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ka takuar homologun e tij Zviceran, Guy Parmeli dhe deputetin Alfred Heer.

Gjatë takimit, ministri Lluka, ka falënderuar Parmeli dhe  Heer për përkrahjen të cilën Zvicra i ka dhënë Kosovës që nga viti 1999, në veçanti në sektorin e ujërave përmes projekteve në integrimin e ujësjellësve dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Temë e diskutimit me ministrin Parmeli ishte edhe përkrahja shtesë në sektorin energjetik si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Vlen të theksohet se ministri Parmelin ka qenë ministër i mbrojtjes në mandatin e kaluar dhe ka vizituar para 2 viteve trupat zvicerane të KFOR-it në Kosovë. Përshtypjet e tij për Kosovën ishin mjaft pozitive.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress