Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 03:30

​​Limaj: Qeveria e ka prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë

Prishtinë | 17/07/2019 18:56

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pohuar se Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e ka vendosur si prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë, pasi siç tha ai fuqizimi i prodhuesve vendorë nënkupton rritje të buxhetit të vendit dhe vende të reja pune.

Postimi i Ljamt në Facebook:

Fabrika “Ylli” në Malishevë, e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga alumini dhe plastika, është një tjetër tregim suksesi e prodhuesve vendorë. Në këtë fabrikë punojnë më shumë se 50 punëtorë dhe pjesa më e madhe e prodhimit destinacion ka tregun evropian, përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër. Nga pronari i kësaj fabrike, Xhevat Hoti, u njoftuam me disa sfida që përballet, veçanërisht me furnizim me energji elektrike, shqetësim të cilin do ta adresojmë bashkërisht. Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e ka vendosur si prioritet kryesor përkrahjen e prodhuesve vendorë, dhe fuqizimu i prodhuesve veneorë nënkupton rritje të buxhetit të vendit dhe vende të reja pune.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress