Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 12:05

​Limaj: Në Kosovë ka punë - video

Prishtinë | 15/05/2019 14:04

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, deklaroi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera do të ndikojë në të gjitha kompanitë që merren me këtë lloj prodhimi.

Limaj ka deklaruar se në Kosovë ka mundësi për t’i bërë biznes, por mjafton të ketë vullnet dhe  bashkëpunim më të madh në mes të Qeverisë dhe bizneseve.

“Në Kosovë ka punë, në Kosovë dora e vyer e interesuar për të zhvilluar dhe bërë biznesin mund të bëhet dhe ekonomia jonë dalëngadalë po merr formën e saj drejtë prodhimeve finale. Kjo të jep shpresë dhe besim se me një përkushtim dhe me një partneritet të ngushtë Qeveri dhe biznes, partneritet që nënkupton duke ndihmuar biznesin, duke krijuar hapësirë dhe mundësi, lehtësira e largimin e pengesave burokratike. E ardhmja e këtij vendi dhe e ekonomisë së Kosovës unë besoj që është e sigurt, është e sigurt duke ju falënderuar duarve të vyera të njerëzve tanë që kanë guxim në iniciativa, kanë guxim në futje në programe të biznesit dhe pastaj nuk mungon edhe rezultati. Ne pamë punëtor të moshave të ndryshme, gra, burra, ajo që më bëri përshtypje pamë punëtorë edhe me aftësi të kufizuara që ke në linjën e prodhimit dhe kjo tregon edhe atë pjesën tjetër të angazhimit për të qenë human në trajtimin e punëtorëve tanë”, tha Limaj.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress