Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:22

​Limaj e Shala vizitojnë “Elnor”, zotohen për mbështetje të prodhuesve vendorë

Prishtinë | 15/05/2019 13:45

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, kanë vizituar sot fabrikën e mobileve “Elnor” për të parë nga afër impaktin e këtij vendimi.

Nga aty Limaj e Shala përçuan mesazhin se ky vendim do të ndikojë në fuqizimin e prodhuesve vendorë që merren me këtë lëmi, ndërkohë që janë zotuar se do të vazhdojnë mbështetjen për prodhuesit vendorë.

Pas vizitës në kompaninë e mobileve “Elnor”, Limaj tha se kjo kompani është një nga më të suksesshmet, ndërsa potencoi se dalëngadalë po kthehet në një brend që po e bënë krenar vendin në botë.

Sa i përket vendimit për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve të tjera, Limaj tha se kjo do të ndikojë në të gjitha kompanitë që merren me këtë lloj prodhimi.

Limaj ka deklaruar se në Kosovë ka mundësi për t’i bërë biznes, por mjafton të ketë vullnet dhe  bashkëpunim më të madh në mes të Qeverisë dhe bizneseve.

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala shprehu përkushtimin e tij  në përkrahje të prodhimit vendor.

Vendimi për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera për pronaren e fabrikës së mobileve “Elnor” Vjosa Ukaj, është vendim i duhur. Ajo tha se ky vendim do të ndikojë që lënda drunore të përpunohet në Kosovë dhe pastaj të eksportohet.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës vendimin për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera e ka marrë pas propozimit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress