Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 12:32

​​ Limaj: Brenda dhjetë ditëve do të ketë hapa konkret për zonën ekonomike në Prizren

Prizren | 16/05/2018 16:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka premtuar se edhe qyteti i Prizrenit do ta ketë zonën e vet ekonomike.

Limaj tha pas takimit me kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka, se pret që brenda dhjetë dite do të bëhen hapa konkret në fillimin e punës për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Prizren.

Numri dy i Qeverisë, theksoi se sot kanë ardhur në Prizren, për t’ia shprehur udhëheqjes komunale, dëshirën, vullnetin dhe gatishmërinë e obligimin që ka Qeveria e Kosovës për të mbështetur komunat e saj.

Më këtë rast, Limaj shfrytëzoi rastin që në emër të Qeverisë t’i ofrojë gjithë mbështetjen e mundshme që ka mundësi të jep Qeveria kryetarit të komunës dhe qeverisjes komunale në realizimin e objektivave të tij, në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Prizrenit në investime në këtë qytet dhe fshatrat përreth.


Limaj premtoi mbështetje edhe për një projekt tjetër të rëndësisë së veçantë, ndërtimin e rrugës së Kabashit, të cilën e quajti edhe historike.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, duke shprehur falënderime për zëvendëskryeministrin Limaj për mbështetjen e dhënë, tha se ata si komunë kanë dy çështje prioritare aktualisht.


Edhe për investime në fshatin Zym dhe projekte tjera infrastrukturore brenda në qytet, zëvendëskryeministri Limaj i ofroi mbështetje kryetarit Haskuka. /KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress