Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:12

​Lënda më e madhe hetimore në sektorin e naftës

Prishtinë | 13/06/2019 14:12

Politika e shëndoshë e konkurrencës inkurajon efikasitet të ndërmarrjeve, eliminon pengesat ndaj tregtisë, promovon qasjen në treg për bizneset e reja dhe eliminon ose zvogëlon privilegjet e pajustifikuara.

Lënda më e madhe që është duke u hetuar nga Autoriteti i Konkurrencë është në sektorin e derivateve.

Kështu u tha sot në lansimin e konferencës me temën "Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë", me ç’rast zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Riccardo Serri tha se është iniciativa më e madhe e financiar nga BE për konkurrencë.

Ai tha se rregullimi i konkurrencës vjen nga rregullimi i tregut të BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave.

Serri theksoi se konkurrenca krijon rregulla për kompanitë për eliminimin e barrierave ose eliminimin e privilegjeve, ndërsa në Kosovë ka shumë punë për të bërë, për t’i dhënë të drejta të barabarta kompanive.

Ndërsa, ministri i Financave Bedri Hamza tha se gjatë periudhës së fundit ka pasur progres në fushën e konkurrencës, por projekti do të mbështes përmbushjen e direktivave të BE, si dhe do të forcojë kapacitetet funksionale dhe teknike.

Kryetari i Autoritetit të Konkurencës Valon Prestreshi, theksoi se lënda më e madhe hetimore aktualisht është në tregun e naftës. Rezultati final, sipas tij, pritet të bëhet shumë shpejt.

Problem tjetër, sipas Prestreshit  është edhe trajtimi lëndëve nëpër gjykata.  

Ndërsa, kryetari i shoqatës së konsumatorëve, Selatin Kaçaniku theksoi se zbatueshmëria e ligjeve në Kosovë nuk arrin as 40 përqind .

Kaçaniku ka numëruar po thuajse të gjithë sektorët në cilët ka shkelje të të drejtave të konsumatorëve dhe bizneseve të ndershme. 

Në këtë konferencë, u përsërit se një ndër monopolet në tregun e Kosovës, është edhe ai për homologimin e automjeteve, për të cilin problem u tha se ka pasur rekomandime nga Autoriteti i Konkurrencës, e që kanë hasur në ‘vesh të shurdhër’./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress