Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.07.2019 03:34

​Lansohet programi për përmirësimin e cilësisë së produkteve

Prishtinë | 20/03/2019 09:44

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në një konferencë informuese ka lansuar “Programin për grantet e përputhshme”, që është i financuar nga Banka Botërore.

Qëllimi i këtij Programi është bashkëfinancimi me NVM-të dhe shoqatat e biznesit për fushat e standardizimit, certifikimit të produkteve si dhe shërbimet e zhvillimit të biznesit dhe trajnimi.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, tha se efekti i këtij programi është përkrahja e bizneseve për përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe gatishmërinë për eksport-import.

‘Programi për grantet e përputhshme’,  përfshin financimin prej 2.3 milionë euro.

U.d drejtor i përgjithshëm në KIESA, Nol Buzhala tha se ky projekt është pesë vjeçar i mbështetur nga Banka Botërore.

Ndërsa, grantet për secilën kompani mund të jenë prej 5 mijë deri 46 mijë euro. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress