Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.06.2019 12:28

​Lansohet programi për mbështetjen e NVM-ve përmes granteve

Prishtinë | 20/03/2019 10:55

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka prezantontuar Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve bashkëfinancuar nga BE-ja dhe BERZH-i.

Programi për Mbështetjen e Konkurrueshnërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë synon të përmirësojë konkurrueshmërinë e NVM-ve dhe mundësitë e tyre për tregtim në rajon dhe me shtetet e BE-së, përmes investimeve të selektuara dhe të mbështetura me grante.

 Programi është një kombinim i qasjes në financa, granteve dhe asistencës teknike për të rritur njohuritë e NVM-ve.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se ndihma që mund t'iu jepet ndërmarrjeve te Vogla dhe të Mesme përmes granteve është ndihma më e mirë.

 "MTI ka një bashkëpunim të shkëlqyer me zyrën e BE-së në Kosovë. Në anën tjetër MTI ka po ashtu një bashkëpunim me BERZH-in. Ky bashkëpunim përfshin disa fusha të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Ky projekt është një projekt që ne e kemi kërkuar disa herë. MTI konsideron se ndihma që mund t'iu jepet ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mmesme përmes granteve është ndihma më e mirë", tha ai.

Ai tha se kanë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm me qëllim që të qëndrojmë sa më afër prodhuesit vendor, në plotësimin e nevojave të tyre.

 Luigi Brusa, udhëheqës i seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë tha se në ekonominë e sotme duhet vrapuar dhe jo ecur.

"Në ekonominë e sotme ne duhet të vrapojmë dhe jo të ecim, në mënyrë që të vrapojmë shpejt kemi nevojë për një zemër të fortë dhe në ekonomi zemra është banka dhe paratë janë gjaku. Me këtë projekt jemi duke ofruar gjakun, që është resurset financiare, që të keni qasje të duhur në resurset financiare. Prandaj, jemi duke punuar me Procredit dhe me BPB. Natyrisht si në çdo garë sportive ka rregulla që duhen respektuar dhe ne i kemi ndihmuar Kosovës që të jetë në gjendje të konkurrojë për të përmbushur këto rregulla. Ne po mbështesim sundimin e ligjit dhe të gjitha rregullat që lidhen me tregun. Ju nevojitet një kornizë e qëndrueshme ligjore, duhet të keni një treg fleksibil të punës. Jemi duke i përgatitur të rinjtë që kur dalin nga shkolla të jenë të aftë për tregun e punës. Ne jemi duke mbështetur luftimin e korrupsionit që është një sëmundje që e dëmton", tha ai.

Neil Taylor, udhëheqës i Zyrës së BERZh-it në Kosovë, tha se NVM-të kanë potencial shumë të madh në Kosovë, ku ai tha se do të vazhdojnë të mbështesin këto ndërmarrje.

"NMV-të në sektorin privat janë qëllimi strategjik për BERZH-in në Kosovë. Ambicia ime është që shuma të rritet. Ne kemi zhvilluar një program që t’u ndihmojmë kompanive të shkojnë drejt përmbushjes së kushteve të BE-së. Ne kemi nënshkruar 25 milionë euro linja kreditimi me dy banka", tha ai./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress