Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:25

​KOSTT hap dyert në përkrahje të produkteve bujqësore vendore

Prishtinë | 05/09/2019 07:33

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Obiliqit, sot dhe nesër do të organizojë aktivitetin “KOSTT hap dyert për tregun dy ditorë në përkrahje të produkteve bujqësore vendore”.

Sipas kompanisë, ky aktivitet do të realizohet në kopshtin e selisë qendrore të KOSTT-it në Prishtinë, ndërsa, më 6 shtator edhe në hapësirat e ekipeve të mirëmbajtjes në Obiliq, ku do të krijojë mundësi për prodhuesit e ndryshëm të produkteve bujqësore vendore, që të ofrojnë produktet e tyre për shitje, për punonjësit e KOSTT-it, si dhe për të gjithë qytetarët e interesuar. Krejt kjo sipas tyre, bëhet me qëllim qe të kontribuojë në zhvillimin dhe shpërndarjen e kulturës së blerjes së produkteve vendore.

“Në mënyrë që ky aktivitet të zhvillohet konform masave administrative dhe ligjeve në fuqi, KOSTT sh.a paraprakisht ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke u kujdesur që produktet nga prodhuesit pjesëmarrës, të jenë vendore, natyrale/organike, si dhe të posedojnë Certifikatën e Numrit Identifikues të Fermës-NIF Fermerët/Prodhuesit konform Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e Fermerëve. Me këtë rast, KOSTT sh.a, fton qytetarët dhe institucionet, që veprojnë në afërsi të KOSTT t’i bashkohen iniciativës në përkrahje të produkteve vendore në mbështetje të praktikave më të mira evropiane, duke i shërbyer komunitetit si dhe duke i bërë pjesë të pandashme të objektivave tona dhe njëkohësisht duke promovuar përgjegjësitë shoqërore korporatave”, thuhet në njoftim./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress