Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:45

​Kosova shënon Ditën botërore të akreditimit

Prishtinë | 10/06/2019 07:40

Kosova do të shënojë sot Ditën Botërore të Akreditimit, një nismë globale, e themeluar nga Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit (FNA) dhe Bashkëpunimi për Akreditim Ndërkombëtar të Laboratorëve (BANL), për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e akreditimit.

Tema e këtij viti fokusohet në atë se si akreditimi siguron vlera të shtuara për zinxhirët e furnizimit.

Ngjarja do të nxjerrë në pah pikëpamjet e folësve kryesorë mbi rolin e akreditimit në mbështetje të ekonomisë së Kosovës, si dhe përditësimet e tanishme të politikave.

Dita Botërore e Akreditimit është pjesë e një sërë ngjarjesh të Fushatës së Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik "Të flasim për ekonomi!" të Zyrës së BE-së në Kosovë, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK) e Kosovës, e cila është pjesë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE-ja "Mbështetja e Lëvizjes së Lirë të Mallrave në Kosovë", projekt i impementuar nga IBF International Consulting. Gjatë kremtimit do të zbulohet logoja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DAK).

Fushata "Të flasim për ekonomi!" fokusohet në shfaqjen e angazhimit të BE-së në progresin ekonomik të bërë tashmë në Kosovë, si dhe përfshirjen e tanishme dhe të ardhshme në perspektivat zhvillimore të saj.

Ajo fokusohet në shembuj konkret të krijimit të vendeve të punës, investimeve të huaja dhe zhvillimit të suksesshëm të sektorit privat, angazhimit të rinisë dhe grave në sektorin afarist, përkrahjen në trajnime në vend të punës, zhvillimin e startup-eve dhe ndërmarrësisë.

Ndryshe, kjo ditë në Bashkimin Evropian kremtohet nga anëtarët e Bashkëpunimit Evropian për Akreditime (BEA)./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress