Kosova më së shumti eksporton metale, mbetje të metaleve dhe produkte minerale. Vitet e fundit ka filluar eksportimi në masë të madhe edhe i pijeve; si alkoolike po ashtu dhe joalkoolike.
Shtetet ku Kosova eksporton më së shumti vazhdojnë të jenë ato të rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Vitin e fundit, sipas Stavilecit Kosova ka filluar të eksportojë edhe produkte ushqimore.
Përveç Doganës, të dhëna për eksportin ka publikuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Shefi i divizionit të statistikave ekonomike dhe tregtisë se jashtme në ASK, Ismajl Sahiti, ka thënë se eksporti në vitin 2018 ka shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Mirëpo, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, thotë se kjo rritje e eksportit nuk është e mjaftueshme.

Një zotim për mbështetje më të madhe për prodhuesit vendorë që të eksportojnë më shumë e ka dhënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala. Ai ka thënë se fokus të punës e ka fuqizimin e prodhuesve vendorë.

“Vazhdimisht ne shënojmë rritje të eksportit, por siç e thash edhe më herët fokus i joni për vitin e ardhshëm është fuqizimi i prodhuesve vendor. Fokusi jonë që ta ndihmojmë prodhuesin vendor në përmirësimin e cilësisë së produktit të tyre, e me këtë të arrijmë edhe mundësinë që prodhimet tona të dalin edhe në eksport”, ka deklaruar ministri.
Kurse, Nora Jusufi nga Instituti GAP, ka përmendur disa nga arsyet që kanë ndikuar në rritje të eksportit. /KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019