Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 08:13

​Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Prishtinë | 16/05/2019 14:52

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit që zhvilloi me Andrew Mitchell, Komisionerin e Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e Kosovës.

Sipas komunikatës për media nga MTI, Shala shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar që është hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shtuar se marrëdhënien e shkëlqyera politike në mes të dyja vendeve të kthehen edhe në aspektin ekonomik.

Ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan që së shpejti të nënshkruhet edhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për tregti të lirë.

Shala shpjegoi edhe potencialin që ka Kosova për investime të huaja, duke nisur nga energjia e ripërtritshme, investimi në miniera, në bujqësi dhe turizëm.

Po ashtu ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan për inicimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Komisioneri Mitchell vlerësoi marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë të ditur se Britania ka interes t’i rrit shkëmbimet tregtare dhe po ashtu ta rrit prezencën me investitor. Bashkë me komisionerin Mitchell në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'connell. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress