Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:25

​Kosova dhe Maqedonia heqin ndalesat për produktet e njëra-tjetrës

Prishtinë | 05/09/2019 15:41

Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova, kjo ndodhi pasi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.

Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët.

Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit të mjaltit dhe patates nga ky shtet.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress