Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 08:40

​​ Kosova dhe Maqedonia e Veriut nisin bashkëpunimin në fushën e regjistrimit të bizneseve

Prishtinë | 06/09/2019 11:58

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast Nexhmije Selimi, drejtoreshë e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve(ARBK) tha se qëllimi i këtij memorandumi është për bashkëpunim dhe zgjerim të kapaciteteve të fushës përkatëse ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Selimi tha se ARBK po bënë hapa të mëdhenj në fushën e regjistrimit të biznesit. Ajo shtoj se me sistemin e ri elektronik të gjitha bizneset po pajisen me numër unik identifikues.

Ndërsa, Maria Boshkovska Jankofski, drejtoreshë e Regjistrit Qendror në Maqedoni të Veriut vlerësoi lartë memorandumin e sotëm, duke thënë se ndihmon ARBK për listat e regjistrimit të bizneseve duke pasur parasysh se regjistri qendror është saktësia e të dhënëve për shërbimet e shpejta me praktikat më të mira.

Po ashtu ajo tha se ky memorandum do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik ndërmjet dy vendeve./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress