Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:17

​Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për qeverisje të mirë financiare

Prishtinë | 15/05/2019 10:27

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë kanë nënshkruar marrëveshjen implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se shteti gjerman po vazhdon që të ndihmoj zhvillimin ekonomik të Kosovës, dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Hamza tha se sot kanë nënshkruar marrëveshjen për fazën e katërt për qeverisje të mirë, kostoja e të cilës është 2 milionë euro.

Sipas tij fazat e më hershme të kësaj marrëveshje kanë pasur impakt pozitiv në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në Kosovës.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se portali i transparencës rrit llogaridhënien e ekzekutivit dhe i përmirëson vendimet e parlamentit për buxhetin.


Heldt ka kërkuar që të luftoni ekonominë informale pasi kjo sipas tij i dëmton rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte drejtori i GIZ-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut David Oberhuber dhe Udhëheqësja e Projektit të GIZ-së Qeverisja e Mirë Financiare Kadri  Jõgiste./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress