Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 11:27

​Korrupsioni dhe mungesa e besimit në ATK është shqetësuese

Prishtinë | 06/12/2019 12:38

​Drejtues të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e planit për përmirësimin e integritetit të ATK-së, theksuan se me këtë plan synojnë përmirësimin e mëtejmë të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, tatimpaguesit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe zvogëlim të mundësive për praktika korruptive.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se ATK ka përgatitur një draft dokument për përmirësim të efikasitetit në këtë institucion.

Murtezaj tha se ATK ka avancuar shumë në proceset e ofrimit të shërbimeve më të mira për tatimpagues, por nuk është e mjaftueshme dhe që synohet të avancohet më tutje.

Sa i përket korrupsionit, ai tha se është ulur perceptimi për korrupsion në ATK, krahasuar me dy vite më parë.

Murtezaj foli edhe për borxhet ndaj këtij institucioni që aktualisht është 350 milionë euro. 

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike duke folur për rëndësinë e këtij plani për integritet, tha se ekonomia e Kosovës vuan nga informaliteti i lartë, që ndikimet janë negative në shumë aspekte.

Mika tha se planet më të mira të veprimit janë ato që për zbatimin e deklarimit elektronik të taksave, ku dhe platforma elektronike është një përpjekje e mirë për modernizmin e ATK-së, si dhe është një sinjal i mirë që Kosova është në drejtimin e mirë.  

Drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, Arian Zeka theksoi se një format i dialogut si ky duhet të jetë i vazhdueshëm ndërmjet bizneseve dhe ATK-së për një aspekt të rëndësishëm që është raportimi i korrupsionit me të cilin bizneset ballafaqohen.

Zeka tha në bazë të një studimi, ATK rangohet në aspektin e korrupsionit real këtë vit.

Zeka theksoi se ajo çka është shqetësuese është se prej atyre që janë ballafaquar me korrupsion real, jo vetëm në rastin e ATK-së, por edhe në institucionet e tjera shtetërore, është që një përqindje shumë e vogël e atyre e kanë raportuar korrupsion.

Fikret Havolli nga kompania ‘Passable’, duke paraqitur vërejtjet e tij, tha se në këtë plan për integritet nuk është përfshirë plani zhvillimor afatgjatë për luftën e informalitetit në përqindje sipas viteve.

Havolli shtoi po ashtu se padrejtësisht si biznes është ndëshkuar edhe nga ATK-ja.

Ndryshe, hartimi i këtij plani është duke u mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, që njëherësh është edhe bashkë organizator i procesit të konsultimeve publike./KosovaPress/

    

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress