Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:37

​Konjufca: Plani qeveritar për prodhimin e energjisë prek xhepin e qytetarëve

Prishtinë | 17/04/2019 16:31

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të prodhohet energji, duke thënë se ajo është e gabuar dhe ndikon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se projekti për ndërtimin e TC Kosova e Re do të prekë direkt koston e jetesës së qytetarëve të vendit.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova humb nëse blen energji nga Serbia.

"Marrëveshja për investim, me Contour Global, së pari është investim që vjen prej adresave të garantuara”, tha ai, duke shtuar se nuk ka investitorë tjetër në tavolinë përveç Contour Global./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress