Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 06:49

​Konflikti tregtar SHBA – Kinë ka dëmtuar ekonominë botërore

Prishtinë | 08/01/2019 23:24

Konflikti tregtar midis dy fuqive më të mëdha ekonomike të planetit, SHBA-së dhe Kinës, ka shkaktuar dëme kolaterale dhe kërcënon të dëmtojë më tej ekonominë globale, paralajmëroi sot Banka Botërore.

Sipas parashikimeve gjashtëmujore të institucionit, rritja ekonomike globale do të ngadalësohet në 2,9% këtë vit (-0,1 pikë në raport me parashikimet e qershorit) dhe 2,8% në 2020.

Ekonomia amerikane, në qendër të konfliktit për shkëmbimet tregtare do të arrijë 2,5% këtë vit, ose 0,1 pikë më e ulët se parashikimi në qershor dhe do të bjerë në 1,7% në 2020 (-0,3 pikë).

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress