Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 04:18

​​Komuna e Mitrovicës mbështet 81 fermerë me sera

Prishtinë | 12/04/2019 12:11

​Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar sot kontratë me 81 fermerë, të cilët kanë përfituar nga një serë të tipit ”Tunel”, me sipërfaqe prej 50 metrave katrorë.

Fermerët përfitues të serave, sipas kësaj kontrate, detyrohen që serën e përfituar ta shfrytëzojnë për rritjen dhe kultivimin e perimeve në mënyrë që të rritet aftësia konkurruese në treg.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se zhvillmi i bujqësisë është një faktor tejet i rëndësishëm që duhet të afirmohet edhe më shumë në të ardhmen. Ai ka shprehur vullnetin e tij dhe të autoriteteve komunale për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit të bujqësisë.

 “Unë ju uroj që ju pasi t`i vendosni këto sera, të filloni të punoni në kultivimin e këtyre perimeve dhe të keni përfitim nga puna e juaj. Ne do të vazhdojmë të ju mbështesim juve me shumë projekte tjera edhe në të ardhmen”, ka thënë Mujka, duke shtuar se komuna edhe në të ardhmen do të ndihmoj në realizimin e projekteve tjera që do të jenë ndihmesë për bujqit e Mitrovicës.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Mitrovicës, Ekrem Sadiku, është shprehur i kënaqur që ecuria e përzgjedhjes se këtyre bujqve përfitues të serave është realizuar gjithmonë sipas procedurave të parapara.

Sipas tij, ky projekt implementohet më qëllim të stimulimit të fermerëve dhe rritjes së aftësisë konkurruese për prodhimin e perimeve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku që sektorin e bujqësisë ta zhvillojmë sa më shumë në komunën tonë. Komuna e Mitrovicës ka potencial të mjaftueshëm që ky sektor të zhvillohet dhe në këtë mënyrë të zbusim edhe papunësisë ”, theksoi Sadiku.

Në anën tjetër, përfituesit e serave janë shprehur të kënaqur për mbështetjen e komunës, me ç’rast  falënderuan drejtorin Sadiku për punë e tij të palodhshme. /KosovaPress

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress