Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:11

​Kompania “Termoteknika” hap piken e re “Vaillant” në Pejë

Prishtinë | 07/11/2019 12:32

​Kompania “Termoteknika” e cila përmban pajisje për ngrohje qendrore, sot hapi piken e re “Vaillant” në Pejë.

Kjo kompani është përfaqësuese e brendeve të njohura evropiane si “Centrometal”, “Vaillant”, “Viega”, “Grunoffos” dhe “Heimeier”.

Drejtori i “Termoteknikës”, Ram Tahiraj tha se qëllimi kryesor i kompanisë që drejton gjithmonë ka qenë të sjellë pajisje të brendeve evropiane.

“Kompania jonë ka filluar para 20 vite dhe qëllimi kryesor gjithmonë ka qenë për të importuar pajisjet e brendeve kualitative evropiane në mënyrë që klientët tanë të jenë të kënaqur me produktet tona. Ne sot hapim trajnimin për të gjithë dhe kjo qendër e trajnimit është paramenduar të jetë e hapur gjithmonë për bashkëpuntorët tonë sa e dimë ne është qendra parë në Kosovë e cila do të shërbejë si pikë referimi për të gjithë që kanë nevojë për ndihmë”, tha ai.

Pëfaqësuesi i kompanisë “Vaillant”, Dalibor Cereniç, tha se kjo qendër është një hap i madh për tregun kosovar sepse i ofron trajnime evropiane.

“Për ne kjo ditë është moment i veçantë sepse besojmë se me të gjithë ne jo vetëm ‘Vaillant’ por edhe ju prezent këtu jemi duke e bërë një hap të madh për tregun kosovar. ‘Vaillant’ është firmë që ekziston që 145 vite dhe sot është definitivisht lideri i Evropës në ngrohje qendrore dhe përgatitje të ujit sanitar, 145 vite firma nuk mundet me ekzistu nëse se ka vizionin e qartë për të ardhmen, pavarësisht prej vizionit te ‘Vaillant’ nuk mund të arrijë rezultat pa bashkpuntorë të ndryshëm. Sot e hapim qendrën ‘Vaillant’ në bashkëpunim me ‘Termoteknikën’ sepse kjo nuk do të jetë vetëm hapësirë e shitjes së produkteve të ‘Vaillant’, por edhe qendër në të cilën do ta ndajmë dijen për aftësimin së bashku me juve. Për këtë arsye e kemi shumë të rëndësishme bashkarisht me partnerët tanë të japim kontributin në tregun tonë dhe t’i mundësojmë juve zgjedhje teknike me standarde të larta të cilat janë prezente në Evropë”, tha ai.

Tutje Cereniç shtoi se ky sukses i takon bashkëpunimit të dy kompanive “Villant” dhe “Termoteknika”.

Drejtori financiar i “Termoteknikës”, Rexh Shatri, tha se pika e re e “Vaillant” ka një vlerë të madhe sepse në Kosovë nuk ekziston një qendër e cila merret me trajnime të tilla.

“Kjo është një qendër trajnimi dhe e servisimit të pajisjeve të ‘Vaillant”, kështu që kjo do të ketë një vlerë të madhe sepse nuk ekziston një qendër e tillë në Kosovë, ne e kemi hap në bashkëpunim me kompaninë e “Vaillantit” e cila është kompani gjermane dhe përmban pajisje për ngrohje qendrore, për ngrohjen e ujit sanitar dhe me pajisje ventilimi, të gjitha këto pajisje. Do të merremi edhe me trajnimin e njerëzve në Kosovë të cilit janë të interesuar të punojnë me këto pajisje”, deklaroi Shatri.

I ftuar ishte edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili bëri prerjen e shiritit për hapjen e objektit të ri./Q.Rexhaj/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress